Arifi: Taksa është për Serbinë dhe politikën e saj, jo për qytetarët

Shefi i Kabinetit të Kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi, ka folur përsëri për taksën 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet me prejardhje nga Serbia e Bosnja.

Lajme

12/12/2018 16:04

Përmes një postimi në Facebook, Arifi është shprehur se Qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë asnjëherë veprime që cënojnë apo rrezikojnë mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve të saj, raporton lajmi.net.

Sipas Arifit, nuk ka rrezik krize dhe se Kosova sot ka liruar donacionin me medikamente në vlerë prej 242 mijë eurosh e cila ishte destinuar për Qendrën Spitalore në Mitrovicën e Veriut.

Ky është postimi i plotë i Arifit në Facebook:

Qeveria e Kosovës kurrë ska marrë veprime që cenojnë apo rrezikojnë mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve të saj pavarësishtë përkatsisē etnike. Veprimet tona po e zhveshin propagandën e qeverisë së Serbisë se taksa 100% krijon krizë humanitare. Nuk ka krizë. Kosova sot ka liruar donacionin lidhur me medikamente dhe pajisje mjekësore dedikuar Qendrës Spitalore në Mitrovicën e Veriut me vlerë prej €242,356. Taksa është për shtetin e Serbisë dhe politikën e saj e jo për qytetarët tanë. /Lajmi.net/