Arifi: Sovraniteti dhe territori i Kosovës nuk cenohet nga askush për asnjë çmim

Shefi i ekipit negociator në bisedimet teknike me Serbinë, Avni Arifi ka mohuar ç’do mundësi që territori i Kosovës të cungohet.

Lajme

30/06/2018 15:39

Arifi në një postim në Facebook ka thënë se është e urrejtshme gjendja ekzistuese, por territori Kosovës është i paprekshëm.

“Asnjë metër të tokës së Kosovës për asnjë çmim!!!! E urryeshme është ngrirja e konfliktit, e urryeshme është pasiguria dhe gjendja ekzistuese por asnjëra nuk e meriton dhe nuk e merr kurrë as një metër të Kosovës. Sovraniteti dhe territori i Kosovës nuk cenohet nga askush për asnjë çmim. As tash as kurrë”, ka shkruar ai.

Të ënjtën  në festën e Vdiovdanit, klerikët serbë kanë bërë thirrje për një luftë të re me Kosovën./Lajmi.net/