Arifi: Qeveria të vazhdojë punën, e meritat u qofshin falë kushdo që i kërkon

Kreu i delegacionit kosovar në negociatat me Serbinë, Avni Arifi ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave është i përfunduar dhe i pakthyeshëm.

Lajme

18/07/2018 23:06

Përmes një postimi në Facebook, Arifi ka ironizuar duke thënë se ‘falë u kofshin meritat të gjithë atyre që po i kërkojnë’ duke shtuar se Qeveria aktuale do vazhdojë të marrë vendime të mëdha.

Postimi i plotë:

Falë u kofshin meritat të gjithë atyre që po i kërkojnë. E rëndësishmja është se Kosova i ka plotësuar kriteret e liberalizimit dhe ky proces është i përfunduar dhe i pakthyeshëm. Qeveria aktuale le të vazhdojë të marrë vendime të mëdha, le të mundësojë dhe zhvillojë proceset e meritat falë u kofshin kushdo qē i kërkon. Le të ecë Kosova./Lajmi.net/