Arifi ofron dokumentin: Ardita merr pagën “organi dhunshëm”

Kryetari i Përkohshëm i Preshevës dhe i Alternativës për Ndryshim shpërndau përmes profilit të tij dokumentin që tregon pagesën që merr kryetarja e PVD-së, Ardita Siniani.

Lajme

07/12/2017 22:10

Ajo gjatë intervistës që dha në RTK e quajti ‘organ i dhunshëm’, që është vendosur nga qeveria e Serbisë. Arifi shpërndau edhe intervistën e dhënë në RTK nga kryetarja Ardita Sinani

Kryetari i përkohshëm I Preshevës,  Shqipërim Arifi, reagoi përmes profilit të tij menjëherë pas akuzave që i bëri kryetarja e P artisë për Veprim Demokratik në Preshevë, Ardita Siniani, gjatë një interviste që dha ajo në lajmet e orës 19:30, në Radion dhe Televizionin e Kosovës.

Ajo akuzoi Arifin dhe partinë që ai udhëheq për blerje të këshilltarëve nga partitë e tjera dhe për emërimin në krye të Preshevës në mënyrë të parregullt.

Pavarësisht se ajo e ka quajtur organi i dhunshëm i emëruar nga qeveria serbe, Sinani është shprehur se asaj i takonte që ta udhëhiqte deri në zgjedhje dhe jo Arifit.

‘ Ka qenë praktikë që kryetari i fundit të vazhdonte qeverisjen deri në zgjedhje”, tha Sinian për RTK-në.

 

Por Shqipërim Arifi, i cili shpërndau videon e intervistës së Ardita Sinanit, theksoi se akuzat e Sinanit janë kamuflazh për shkak se ajo përveç se donte të ishte në krye të komunës dhe e quan organ i dhunshëm, vazhdon të marrë rrogë.

Ai ofroi si dëshmi dokumentin që Ardita Sinani paguhet rregullisht nga ky organ që ajo e quan të dhunshëm.

“ Sa do të doja që kundërshtarja ime Ardita Sinani të ishte parimore dhe atë që e quan ajo: “Organ i Dhunshëm” ta refuzonte përmbajtësisht. Në intervistën e dhënë për RTK-në tregoi dëshirën e saj që ajo të ishte kryetare e këtij organi.
Gjithsesi, ajo rrogën nga ky Organ nuk e refuzon. Qytetarë, ju ftoj ta dëgjoni kundërshtaren time politike për ta parë që nuk kanë asnjë program përveç akuzave dhe ju paraqes dëshminë se ajo pranon rrogë nga ky organ”, shkroi Arifi menjëherë pas intervistës, duke ofruar edhe dokumentin për pagën.