Arifi: Miratojeni rezolutën që e bashkon Luginën me Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, 

Lajme

10/09/2018 13:51

Liderët e Luginës kanë kërkuar nga Kuvendi i Kosovës rezolutë për bashkimin e Luginës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën, raporton lajmi.net.

Shqiprim Arifi ia drejtoi Presidentit Thaçi një kërkesë ku përmes së cilës kërkoi që Kuvendi i Kosovës ta miratojë një rezolutë me të cilën kërkohej bashkimi i Luginës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën.

“Të miratoni një rezolutë  me anë të së cilës përkrahni kërkesën tonë për bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Qytetarët e Luginës së Preshevës janë të entuziazmuar nga mundësia për t’iu bashkangjitur  Kosovës. Por kërkohet edhe krijimi i sigurisë, pikë së pari shpresoj të kalojë draft-rezoluta dhe për këtë iu bëjmë thirrje”, ka thënë Arifi./Lajmi.net/

Lexo edhe: 

http://lajmi.net/thaci-kerkon-nxjerrjen-e-nje-draftrezolute-per-bashkimin-e-lugines-me-kosoven/