Arifi: Gjykata franceze të informohet se pas vitit 2004 nuk pasur luftë në Kosovë

Kryetari i degës së AAK-së, në Prishtinë, Avni Arifi ka thënë se është absurde të thuhet se akuzat për liderin e kësaj partie Ramush Haradinaj janë të reja.

Lajme

22/04/2017 18:35

Ai ka thënë më tej se fletëndjekja e Serbisë për Haradinajn është prej vitit 2004, ku shton se për çdo akuzë Tribunali Ndërkombëtar për Krime në i-sh-Jugosllavi ka bërë hetime të hollësishme.

Arifi ka shtuar se Gjykata e Colmarit në Francë duhet të informohet se në Kosovë nuk ka pasur luftë pas vitit 2004.

Postimin e Arifit në Facebook:

“Si mund të thuhet një gjë e tillë? Fletëndjekja e Serbisë është që nga viti 2004 kurse për çdo akuzë ICTY ka pas bërë hetime të hollësishme. Të thuhet se Serbia akuzat e 2004 nuk i ka nda me ICTY është tallje me inteligjencë. Për informim tuajin dhe për hirë të korrektësisë reciproke Gjykata në Francë duhet të informohet se nuk ka pas luftë në Kosovë pas 2004”.