Arianiti, shqiptari që arriti t’u jap frymë skenave teatrale në Zvicër (Foto)

Shqiptarët, dita ditës po e dëshmojnë kudo në botë se e bëjnë më së miri.

ShowBiz

24/12/2016 20:58

Këtë e thonë sukseset të cilat flasin më shumë se gjithçka tjetër, qoftë edhe diçka e shkruar në letër, shkruan lajmi.net

Për t’u duartrokitur janë edhe lëvizjet skenike me të cilat Arianit Shaqiri po u jep frymë skenave teatrale në Zvicër.

Ai është shqiptar që vjen nga Kumanova i cili sigurisht se nuk e ka pasur të lehtë të zhvendoset në një vend të huaj me gjuhë, kultur, e zakone krejt të ndryshme nga vendi ku ka lindur.

Kyçja në artin skenik nuk ishte aq e lehtë pasi atij iu deshën pesë vite për tu angazhuar në projektin e parë në teatrin e Luzernit duke luajtur një rol të rëndësishëm në „Freilichtspiele“.

Dashuria e madhe për punën dhe profesionin kanë bërë që Arianiti t’i ‘dridh’ skenat gjermanofolëse e  me një bagazh modest, por përmbajtësor, ai ka arritur të bindë regjisorët zvicëran për të fituar besimin e tyre në dhënien e roleve, përcjellë lajmi.net

Ai për albinfo tregoi se sa e vështirë është të punosh e prezantohesh në skenat Zvicerane, kështu bëri edhe një krahasin me teatrot shqiptare.

”Ështe veshtire të gjindet ndonjë krahasim me teatrot e trojeve shqiptare pasi që angazhimet që unë i kam këtu në Zvicër janë të stilit ansambël ku punohet me një numër të madh aktorësh në skenë deri me 100 persona. Prandaj është veshtirë të bëjë ndonjë krahasim për shkak që te ne, ky lloj i teatrit shumë pak praktikohet. Për dallim nga teatrot tona, më duhet të përmendi faktin se gjatë një sezoni shfaqen 20 deri ne 26 repriza, kurse shikushmeria e arrin numrin 10 – 15 mijë shikues”, ka thënë Arianiti.

Rolet që ai ka pasur ishin mjaft të rëndësishme pasi „Tellspiel“ e Altdorf është një shfaqje tradicionale me një histori 504 vjecare, ndërsa „Luzerner Freilichtspiele“ ka një histori 103 vjecare.

Ai dashmë e ka dëshmuar veten dhe dyert atje i ka të hapura, hapat e radhës drejt suksesit po ecin si mos më mirë e Shaqiri për vitin që vjen  tashmë veç është në bisedime me Teatrin e Luzernit dhe ajo qe eshte per tu permendur eshte edhe nje Projekt shume provokues qe do te luhet ne Ambient te hapun eshte fjala per nje Produksion Gjermano Zvizerran qe ne realitet njihet si Winnetou (Tema Western) dhe nje film serial./Lajmi.net.