Ariana Grande shpallet ‘Femra e Vitit’ sipas Billboard

Këngëtarja do të nderohet në darkën e 'Billboard Women Music ' për çmimin e madh.

ShowBiz

07/11/2018 21:05

Pas një viti tepër të suksesshëm dhe në ‘këmbët’ e Billboard me albumin e saj të katërt ‘Sweetener’, Ariana Grande është emëruar ‘Femra e Vitit’, shkruan billboard transmeton lajmi.net

Këngëtarja, shkrimtarja dhe aktorja do të nderohet me çmimin e madh më 6 dhjetor në darkën e 13-të të femrës në muzikë.

Grande bashkohet me një histori të ikonave që më parë kanë qenë të nderuara si Femra e Vitit, duke përfshirë Selena Gomez, Madonna, Lady Gaga dhe Taylor Swift.

“Ariana Grande është një yll në kushtet e saj, duke mos u përkulur kurrë në ndonjë trend apo rrugë të veçantë muzikore në industri”, thotë Ross Scarano. “Sigurisht në bindjet e saj, ajo vazhdimisht qëndron për vete dhe vendimet e saj në një botë që shpesh nuk është mikpritëse për atë forcë në femrat e reja. Ajo ka guxim, ajo është duke bërë një pjesë të muzikës më të mirë të karrierës së saj, dhe ajo absolutisht e meriton të jetë Femra Vitit “./Lajmi.net/