Ariana Grande femra më e dëgjuar në “Billboard Hot 100”

Ariana Grande aktualisht është njëra prej artisteve më të suksesshme në botë.

ShowBiz

11/12/2018 12:59

Ariana Grande këto ditë po shijon suksesin e këngës së re “Thank u, next”, me të cilën po arrin shifra rekorde të dëgjueshmërisë, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja ka bërë të ditur që ka thyer rekord në “Billboard Hot 100”.

Kënga e saj ka arritur të bëhet më e dëgjuara brenda javës në “Billboard Hot 100”, e këtë lajm e ndau me fansat e saj vetë Ariana.

Kujtojmë që kohën e fundit, Ariana Grande  ka qenë e komentuar edhe për ndarjen nga Pete Davidson. /Lajmi.net/