Arian Çani nuk duron dot, ja çfarë bën kur Flaka ia dridh të pasmet përpara (Foto)
Si pjesë e jurisë në 'Your Sounds Face Family', Arian Çani asnjëherë nuk po mund të 'durohet' pa i thumbuar pjesëmarrësit.
ShowBiz
Njëherë Shpatin e tash radhën e pati këngëtarja Flaka Krelani e cila zgjodhi të imitoi Jennifer Lopezin, shkruan lajmi.net
Në momentin kur Flaka dridhte të pasmet përpara jurisë, Çani si duket i kishte mendtë diku tjetër ani pse nuk është se nuk i ka vënë re.
Ishte Alketa ajo e cila ia ‘vuri flakën’ shoumenit Çani të cilin e pyeti: Çani si t’u duk ty Flaka, kur erdhi dhe po dridhej aty para teje?
Ndër të tjerash Ariani dha një përgjigje ngacmuese kundrejt këngëtares.
“Unë nuk isha shumë i vëmendshëm për erdhi dhe i përdridhi të pasmet këtu, mos e ka bërë për Albërian dhe Oltën, sepse unë nuk ndjeva gjë. Por seç pashë një gjë të vithet, një gjë që ishte më e shtuar”, ka thënë ai.