Ari Blue lanson këngën e parë “M’kujton “ (Video)

Ari Blue - Ariana Plakiqi është këngëtarja më e re e rrymës muzikore RNB dhe Pop që i shtohet estradës kosovare, ndërsa synimi i saj është të zhvillojë një karrierë të tregun muzikor shqiptar dhe më pas edhe në Gjermani ku jeton aktualisht.

ShowBiz

06/06/2015 11:00

Ari Blue këto ditë ka lansuar këngën e parë me spot të titulluar “M’kujton” muzikën e së cilës e ka kompozuar: On records (zzappnchriss) me tekst të Mozzik, derisa spoti u realizua në Gjermani nga produksioni – Pinkmoon creative.

Ari Blue ka nisur fillet e saj muzikore qysh në moshën 14 vjeçare kur filloi të ndjek shkollën për vokal – “St Erhard Kapelle” në Obertsrot të Gjermanisë, te profesoresha Anja Schlenker Rapke, të cilën e vijoi për pesë vjet deri në vitin 2013.
Gjatë kësaj kohe profesor të kësaj shkolle e vlerësuan vokalin e saj dhe u ftua që të performojë live në evenimente lokale në Obertsrot të Gjermanisë, ku interpretoi këngë të divës Ëhitney Houston nën përcjelljen e pianos.

Ari pëlqen më shumë të kultivojë zhanret e muzikës RNB, Pop dhe Dancehall, derisa Baladat zënë një vend të veçantë në shijen e saj muzike, të cilat pritet të jenë pjesë rëndësishme e albumeve të saj.

Dëshirën dhe talentin për muzikën Ari Blue duket ta ketë trashëguar nga nëna e saj, Lumturie Kastrati –Plakiqi, e cila që në moshë të re kishte interpretuar këngë folklorike dhe popullore si pjesë e shoqërive kulturore të kohës.

Ari Blu ka lindur me 1994 në Baden Baden të Gjermanisë, ku edhe jeton aktualisht, ndërsa hobi i saj është vallëzimi dhe leximi.(Lajmi.net)

YouTube player