Argjentinë, zbulohet fosili i dinosaurit më të madh gjetur ndonjëherë

Fosili i një dinosauri që besohet të jetë krijesa më e madhe ndonjëherë që ka ecur në Tokë është zbuluar në Argjentinë, thonë paleontologjistët.

Bota

17/05/2014 23:31

Bazuar në kockat e tij të mëdha kofshë, kafsha ishte 40 m i gjatë dhe 20 m i lartë. Ai mendohet se ka peshuar 77 ton dhe ishte aq i rëndë sa 14 elefantë afrikanë.

Shtatë ton më i rëndë se mbajtësi i mëparshëm i rekordit, Argentinosaurus. 

Shkencëtarët besojnë se kjo është një specie e periudhës së vonë Kretak.