Argjentinë 1:1 Islandë, ja kush është shpallur lojtari i ndeshjes

Hannes Halldorsson është zgjedhur lojtari i ndeshjes Argjentinë – Islandë.

Sport

16/06/2018 17:11

Argjentina dhe Islanda kanë barazuar 1:1 në Moskë në ndeshjen e vlefshme për grupin D.

Portieri Halldorsson pati një performancë të lartë, duke i pritur edhe penalltinë Lionel Messit në pjesën e dytë.

Paraqitja e tij u vlerësua lartë, duke bërë që të shpallet lojtari i ndeshjes nga FIFA./Lajmi.net/