Argjentina–Bosnja, formacionet e mundshme

Argjentina do ta nis sonte kampanjën në Botërorin e Brazilit, duke u takuar me Bosnje e Hercegovinën. Leo Messi me shokë do të kenë punë me Dzekon dhe kompaninë e tij ballkanike.

Sport

15/06/2014 17:49

Ka arritur momenti i Argjentinës. Leo Messi me shokë janë të gatshëm të zbresin në fushën e blertë për debutimin e tyre në Botërorin e Brazilit.

Skuadra e Sabellas, e cila bën pjesë në Grupin F, do të përballet me Bosnje e Hercegovinën, e cila ka në skuadër yje si Dzeko, Pjanic e Lulic.

Përkrah “Pleshtit”, në sulm pritet të luajë edhe Aguero. Kjo ndeshje do të fillojë në ora 00:00.

Formacionet e mundshme

Argjentina: Romero, Basanta, F. Fernandez, Garay, Zabaleta, Rodriguez, Mascherano, Di Maria, Rojo, Aguero, Messi.

Bosnja: Begovic, Mujdza, Spaic, Bicakcic, Salihovic, Pjanic, Besic, Harjovic, Misimovic, Lulic, Dzeko.