Argjentina ushqen të birin me gji (Foto)

Argjentina Ramosaj ka shpërndarë një foto të saj me birin i cili pushon në gjoksin e saj pasi ka pirë shumë qumësht.

ShowBiz

16/08/2015 11:42

Kohëve të fundit ushqimi me gji nga femrat, sidomos ato të famshmet, në mbarë botën po promovohet shumë.

Kjo pasi të ushqyerit e një bebeje me qumështin e gjirit ka shumë të mira shëndetësore, transmeton Lajmi.net.

Këtë e ka bërë edhe këngëtarja e cila së fundmi është bërë nënë, Argjentina Ramosaj. Ajo ka postuar fotografi me të birin e saj Noah dhe ka treguar se ka pirë shumë derisa ai po pushon te gjoksi i nënës./Lajmi.net