Argjentina publikon fotografitë më të ëmbla me djalin

Këngëtarja e njohur Argjentina Ramosaj pjesën më të madhe të kohës e kalon me familje.

ShowBiz

04/06/2018 13:54

Kjo vërehet dukshëm në bazë të imazheve që publikon në rrjete sociale, e cila shfaqet gjithnjë pranë djalit të saj, Noah, shkruan lajmi net.

Së fundmi, ajo ka publikuar dy fotografi të djalit të saj në Instagram, i cili tashmë është rritur dhe duket mjaft i pashëm.

Lirshëm mund të thuhet se këto janë fotografitë më të ëmbla që këngëtarja Ramosaj ka realizuar me të birin.

“Dashuri”, ka shkruar ajo bashkangjitur me imazhet.

Argjentina është duke shijuar suksesin e këngëve të fundit “A ma jep” dhe “Pa ty” në bashkëpunim me Seven Saraçin, projekte këto që kanë marrë mijëra klikime. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bjmb2_4nhhz/?taken-by=argjentinaramosaj