Argjentina pa Messin, mund të ndodhë një “katastrofë”

Legjenda e Argjentinës, Cesar Luis Menotti ka paralajmëruar se skuadra do ta ketë të vështirë kualifikimin për në Kampionatin botëror 2018 pa sulmuesin Lionel Messi.

Sport

17/07/2016 19:24

Cesar Luis Menotti ka paralajmëruar se Argjentina do ta ketë të vështirë kualifikimin për në Kampionatin botëror 2018 pa sulmuesin Lionel Messi.

Ylli i Barcelonës ka vendosur të pensionohet nga futbolli ndërkombëtar pas humbjes në finalen e Copa America 2016 nga Kili.

Dhe, Menotti, i cili udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Botërorin 1978 ka thënë se pa Messin skuadra do ta ketë të vështirë ta sigurojë pjesëmarrjen në “Rusi 2018”.

“Nuk mendoj se Argjentina do të ketë telashe të kualifikohet, pesë skuadra shkojnë përpara, por nëse Messi nuk luan, atëherë jemi në rrezik”, tha ai për “La Nacion”, përcjell “Lajmi.net”.

“Do të filloja të mendoja për Katar 2022 duke depërtuar futbollistë të rinj”, u shpreh Menotti.