Argjentina në kaos, Sampaoli nuk e udhëheq ekipin kundër Nigerisë?

Jorge Sampaoli mund të mos e drejtojë ekipin në duelin e fundit ndaj Nigerisë.

Sport

22/06/2018 10:25

Jorge Sampaoli mund të largohet menjëherë nga posti i selektorit të Argjentinës.

“Mundo Deportivo” shkruan se përçarjet me ekipin mund të bëjnë që Sampaoli, të mos e drejtojë ekipin në duelin e fundit ndaj Nigerisë.

Sampaoli është sulmuar edhe nga tifozët e Argjentinës të cilët pështynë në drejtim të tij, pas humbjes nga Kroacia, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final para duelit të fundit në fazën e grupeve ndaj Nigerisë. /Lajmi.net/