Argjentina i drejtohet Davosit: Mos qani për ne, mësoni nga ne

Presidenti i Argjentinës, Mauricio Macri ka pasur një mesazh të hapur për qeveritë proteksioniste, duke deklaruar “mësoni nga ne”.

Bota

25/01/2018 17:02

“I ftoj ata të vizitojnë Argjentinën dhe të shohin se çfarë ndodh me një shtet të jashtëzakonshem, i cili adopton proteksionizmin dhe izolimin si mënyrë të jetesës”, ka thënë Macri në një intervistë për Reuters gjatë ditës së sotme.

“Nuk ka funksionuar. Vetëm ka thelluar problemet tona me varfërinë”.

Rritja e kërcënimit për luftërat tregtare globale është një nga çështjet kyçe në diskutimet e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicës.

Politikanë dhe ekonomistë janë të tensionuar për agjencën proteksioniste të presidentit amerikan, Donald Trump.

Trump priet të flasë në këtë forum në ditën e premtë.

Kur Macri është zgjedhur president më 2015, ai mori udhëheqësinë e një shteti që ishte në rrugë drejt krizave financiare.

Macri ka thënë se administrata e tij ka pasur qëllim arritjen e inflacionit në numër një shifror deri në fund të vitit 2019.

“Ne kemi qenë shumë të izoluar dhe kemi vetëm një dhomë për t’u përmirësuar dhe për të krijuar marrëdhënie të mira në periudhë afatgjatë”, ka thënë Macri.

“Ne duam të jemi pjesë e zgjidhjeve dhe jo problemeve globale”, ka shtuar ai.