Argjentina, ekipi më i vjetër i Botërorit

Lionel Messi dhe shokët e tij nga Kombëtarja e Argjentinës do të jenë skuadra më e vjetër, sipas moshës mesatare, në Kampionatin botëror në Brazil.

Sport

03/06/2014 21:36

Argjentina është një prej konkurrentëve kryesorë për të fituar titullin e kampionit në Kampionatin botëror në Brazil.

Por, ende pa filluar gara, Lionel Messi dhe shokët e tij kanë siguruar një ‘titull’, të skuadrës më të vjetër, sipas moshës mesatare, që do të luajë në garën më të rëndësishme ndërkombëtare që nisë më 12 qershor.

Skuadra e Argjentinës ka moshë mesatare prej 28 vjet e 336 ditë. Pas tyre vjen Hondurasi me 28 vjet e 208 ditë.

Kurse, në podium është ngjitur edhe Uruguai me skuadrës me moshë mesatare prej 28 vjet e 200 ditë. Ndërsa, ekipi më i ri në Kampionatin botëror në Brazil do të jetë Belgjika, me Adnan Januzajn.

Skuadra e selektorit Marc Wilmots e përbërë kryesisht nga futbollist të rinj ka moshë mesatare prej 25 vjet e 241 ditë.