Argjentina e Messit kalon grupin, Islanda u mposht nga Kroacia

Fitorja e Kroacisë ndaj Islandës, ia mundësoi Argjentinës kalimin e grupit me këtë rezultat.

Sport

26/06/2018 21:54

Në mënyrë të jashtëzakonshme, Argjentina ka gjetur kualifikimin pas fazës së grupeve.

Skuadra e Leo Messit shënoi fitore dramatike ndaj Nigerisë, 2:1.

Fitorja e Kroacisë ndaj Islandës, ia mundësoi Argjentinës kalimin e grupit me këtë rezultat.

Golin e fitores (2:1) për Argjentinën e realizoi Marcos Rojo në minutën e 86.

Paraprakisht, për Argjentinën realizoi Leo Messi, ndërsa për nigerianët Victor Moses.