Argjentina anulon ndeshjen miqësore të futbollit me Izraelin, shkak Palestina

Argjentina ka anuluar ndeshjen miqësore me Izraelin në kudër të kampionatit të futbollit për Kupën e Botës, për shkak të asaj që është cilësuar si presion politik për trajtimin e palestinezëve nga ana e Izraelit.

Bota

06/06/2018 10:38

Lojtari argjentinas, Gonzalo Higuain, i ka thënë kanalit të sportit, ESPN, se ndeshja është anuluar.

“Ata më në fund kanë vepruar drejtë”, ka thënë Higuain në një intervistë.

Ambasada izraelite në Argjentinë ka konfirmuar përmes një postimi në Twitter se nuk do të zhvillohet ndeshja miqësore.

Lajmi për anulim është mirëpritur në Gaza, ku të paktën 120 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite gjatë protestave.