Arena: Gerrard do të vjen në korrik

Trajneri i klubit të LA Galacyt, Bruce Arena ka konfirmuar në mënyrë zyrtar se kapiteni i Liverpoolit do të transferohet te skuadra e tij gjatë muajit korrik.

Sport

07/01/2015 13:51

Pothuajse është gjithçka zyrtare. Gerrard në muajin korrik do të kalojë te skuadra e LA Galaxyt, pasi një gjë të tillë e ka konfirmuar trajneri i kësaj skuadre, Bruce Arena.

“Gerrard do të vjen në korrik, është një futbollist me kualitete të mëdha. Do të jetë një futbollist shumë i rëndësishëm për ne”, tha Arena

“Nuk jam i brengosur, do të përshtatet pa problem në lojën tonë”, përfundoi  Arena fjalët e tij për “Los Angeles Times”.