Ardita Kabashi Gollopeni ka nevojë për ndihmë (Foto) – Lajmi.net
Ardita Kabashi Gollopeni ka nevojë për ndihmë (Foto)
Autori: Lajmi.net Sociale 21:32, 1 December 2016
Ardita Kabashi Gollopeni, është gruaja që preku thellë zemrat e të gjithë atyre që dëgjuan për të.

Ardita nuk e kishte fatin që të mos preket nga sëmundja e kancerit. Ajo një vit më parë është diagnostifiguar me kancer malinje në gji dhe pas disa operacioneve ajo ende po lufton me këtë sëmundje. Prandaj sot pas një insistimi të gjatë, shoqja e Arditës arriti ta bindë atë që të kërkojë ndihmë për të. Përmes një postimi të Donjetës, shoqes së Arditës, me gjithë zemër e shpirt kërkohet ndihmë për shoqen e saj.

Dikur Ardita ishte vet ajo që kërkonte ndihmë për të shëruar fëmijët në nevojë, prandaj ne sot duhet t’ia kthejmë borxhin që e kemi për të.

Në vijim ju mund ta gjeni të plotë shkrimin që prekë thellë zemrat e secilit:

“Po më duhet me nise një Lutje të madhe, po shumë të madhe .. Dikur me shoqen time kërkoja ndihmë për ti ndihmuar familjet në nevojë fëmijët me sëmundje të ndryshme, ajo ndihmojë shumë familje e shërojë Argjendin e vogël..

Mirëpo sot shoqe të dashura mua më vjen puna ngushtë, aq ngushtë sa që me zë të lartë ju kërkojë të më ndihmoni për shoqen time e cila tash e një kohë lufton sëmundjen e rëndë,sëmundjen e poshtër që po prekë shumë njerëz të ri e të vjetër.. me mllef të madh po e them kjo sëmundje preki edhe shoqen time, ajo me gjithë forcën po e lufton tash e një kohë të gjatë këtë sëmundje por prapë nuk po e lë rehat dëshiron të na mposht por nuk do ta lejojmë..Ju lus me shpirt e me zemër të këput ndihmoni qe shoqja ime të ja dal e të vazhdoj të shohë buzëqeshjen e dy vajzave të vogla..unë vetë nuk po mundem me ja jep shëndetin tim …

Ardita Kabashi para një viti u diagnostifikua me kancer malinje ne gji (operohet në Spitalin Amerikan).. pas një viti ajo përsëri diagnostifikohet me qeliza kanceri në kokë ku i duhet përsëri të operohet ( operacion ky që u krye në Spitalin Nënë Tereza në Tiranë nga dr.Mentor Petrela) pas këtij operacioni Arditës prap i duhet me hy në operim në gju sepse i është dëmtuar komplet miniskusi..(operacion ky i cili kryhet në Spitalin Amerikan). Ajo kalon gjithë këtë sfidë, por pas gjithë këtyre, shoqja jem prap nuk ndihet mirë dhe bënë rezonancën magnetike ku përsëri dalin qeliza kancerogjene në dy pjesë tjera… ajo kësaj radhe do të nisë udhëtimin e saj për në Turqi të fillojë trajtimin që edhe kësaj here të ja dal… Mirëpo këtë herë na duhet ndihma financiare që shoqja jonë të kthehet afër vajzave të vogla e afër familjes së ngushtë…

Ardita nesër në orët e para të mëngjesit do të hap një konto private dhe do ta postoj këtu… mirëpo edhe tek unë mund të drejtoheni (më kontaktoni mua në privat ose në llogarinë e facebook-ut të Ardita Kabashi ), do ta organizojmë edhe takime në secilin qytet të mbledhim mjete dhe do t’iu tregoj për ditën dhe orën..

Ne fund po e mbylli duke ju kërkua ndihmë me gojë plotë…

Ardita ka nevoj për neve të gjithë bashkë ta ndihmojmë dhe të shohim se si mrekullitë egzistojnë…”. /Revista Barazia/

15230611_10209892250036321_4350712698231186592_n 15203306_10209892249556309_43469480608818025_n

Fotolajm

Trudeau ndihmon një të ri me karrocë (Foto)
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Urban Basketball
  • Play Stealth Sniper
  • Play Bubble Trouble