Ardit Gjebrea bën urimin special për njeriun e zemrës

Sot ka festë në familjen e prezantuesit të njohur shqiptar, Ardit Gjebrea.

ShowBiz

02/02/2019 08:19

Sot feston ditëlindjen gruaja e tij, Anila dhe me këtë rast nuk ka munguar një urim nga personi i saj i zemrës, shkruan lajmi.net.

Me anë të një imazhi të ndarë me ndjekësit në InstaStory, Gjebra zgjedh këto fjalë për të uruar bashkëshorten.

“Urime ditëlindjen fati im”, ka shkruar ai.

Përndryshe, Ardit Gjebrea është një këngëtar, kantautor, producent dhe prezantues shqiptar. /Lajmi.net/