Ardian Gjini: Jam i shokuar, Arti ike herët

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini shkruan se ndjehet i shokuar me lajmin për vdekjen e kolegut të tij, Art Kurti.

Lajme

24/04/2018 14:03

Ai shkruan se ai bashkë me kolegët bashkëndjejnë dhimbjen për ‘largimin kaq të hershëm të Artit’.

Kujtojmë se Art Kurti, aktor i serialit ‘ O sa mirë’ ishte edhe këshilltar i kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjinit.

Postimi i plotë i Gjinit në Facebook:

Jam i shokuar nga lajmi që kolegu ynë Art Kurti nuk është më me ne. Kolegët e mi dhe unë ndjejmë dhimbje të thellë për këtë humbje. Largimi kaq i hershëm dhe i papritur i Artit, nga familja dhe të gjithë ne do të jetë vështirë i përballueshëm.
Ju shprehë ngushëllime e mia më të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve.