Ardian Bujupi zbulon të dashurën misterioze?

Ardian Bujupi është më i rezervuar sa i përket jetës private i cili deri më tani nuk është deklaruar për ndonjë lidhje të hapur.

ShowBiz

08/12/2018 12:45

Mirëpo, sot siç duket këngëtari ka vendosur të zbulojë pak më shumë detaje nga jeta e tij private, shkruan lajmi.net.

Ai së fundmi ka ndarë me ndjekësit një fotografi në Instagram, i cili shfaqet nën përqafimin e një vajze, edhe pse nuk dihet nëse kjo është e dashura e tij apo një fanse e Ardianit.

Javë më parë, Bujupi u komentua tejet shumë për shkak të disa imazheve dhe videove të publikuara në rrjete sociale, kur një fanse e tij solli pamje nga dhoma e hotelit me vetë artistin.

Sido që të jetë, mbetet të shohim të vërtetën. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BrH7QzTlC3V/