Ardian Bujupi shpëton për një ‘fije floku’ pa e shtypur makina gjatë xhirimeve të klipit

Përkushtimi i madh për ta sjell një videoklip profesional për pak sa nuk i kushtoj shumë Ardian Bujupit.

ShowBiz

16/04/2018 21:56

Këngëtari i njohur ka publikuar një video në Instagram të cilën e ka shkëputur nga prapaskenat e klipit të ri e që shihet se për pak sa nuk e ka shtypur makina teksa po bënte xhirimet, shkruan lajmi.net

Për fatin e tij të mirë nuk ndodhi diçka e keqe dhe ekipa me të cilët po punonte arritën që ta ndalin makinën.

Videon ai e ka cilësuar si qesharake dhe e ka ndarë edhe me ndjekësit në Instagram e kënga e re u mirëprit nga fansat.

Këtë videoklip Ardiani e ka xhiruar në Dubai në kuadër të ‘Arigato’ projekt ky i realizuar në gjuhën gjermane dhe që është pjesë e albumit të tij të fundit./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bhl1o6VHWOb/?utm_source=ig_embed

YouTube player