Ardian Bujupi së shpejti në duet me këngëtaren kurde?

Ardian Bujupi është artist shumë aktiv me projekte të reja muzikore.

ShowBiz

26/10/2018 10:51

Ardian Bujupi kësaj radhe duket se ka bashkuar forcat për një duet me këngëtaren e njohur kurde, Helly Luv, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja në fjalë kishte lënë të hapur opsionin e pyetjeve në Instagram, ku fansat e pyetën se a ka realizuar këngë me artistin shqiptar.

“Hmm…Nuk e di? Ardian Bujupi, a mundem?”, është përgjigjur ajo me një imazh bashkë me këngëtarin, duke lënë të kuptohet se dyshja kanë finalizuar projektin.

Të njëjtën fotografi e ka ripostuar edhe Ardiani në InstaStory por nuk ka preferuar të jap detaje nëse me të vërtetë ka bashkëpunuar me Helly Luv. /Lajmi.net/