Ardian Bujupi pranon mirënjohje nga Ramiz Lladrovci

Karrierën e filloi në një talent shou në Gjermani, ndërsa tani është në mesin e artistëve më të suksesshëm të estradës.

ShowBiz

03/08/2018 16:55

Bëhet fjalë për Ardian Bujupin, i cili tashmë ëshë shumë aktiv me koncerte në vende të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtari ka bërë të ditur që sot pranoi mirënjohje nga kryerari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Kjo mirënjohje për Ardianin vjen para koncertit që do ta mbajë sonte në këtë qytet.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor nga Ardian Bujupi është “Çika, çika”, në duet me Xhensila Myrtezajn. /Lajmi.net/