Ardhjet e futbollistëve: Ja sa milionë euro i kanë ardhur deri më tani Kosovës

Valon Berisha u bë futbollisti i gjashtë që i bashkohet Kosovës para kualifikimeve për Kampionatin Botëror që mbahet në Rusi.

Sport

25/08/2016 23:37

Ditë më parë të njëjtën gjë e bën edhe Milot Rashica, Arbër Zeneli, Alban Meha, Herolind Shala, Amir Rrahmani dhe Sinan Bytyqi.

Të gjithë këta së bashku sipas vlerave të caktuara nga ‘Transfermarkt’, vlejnë 11 milionë e 800 mijë euro, shkruan Lajmi.net.

Vlerën më të madhe e ka Milot Rashica, që vlerësohet 2.750.000 milionë euro.

Ditëve në vazhdim kjo vlerë me futbollistët e ardhur mund të rritet, pasi ka ende futbollistë që nuk i kanë dhënë përgjigjen përfundimtare Kosovës.

Ja vlera e futbollistëve që i kanë thënë ‘PO’ Kosovës:

Milot Rashica – 2.750.000 €

Valon Berisha – 2.500.000 €

Arber Zeneli – 2.000.000 €

Alban Meha – 1.800.000 €

Herolind Shala – 1.250.000 €

Amir Rrahmani – 1.000.000 €

Sinan Bytyqi – 500.000 €

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.