Arda beson në finale

Arda Turan është i bindur se Atletico Madridi mund të shkojë në finale të Ligës së Kampionëve. Mesfushori turk ka respekt për Chelsean, por insiston se klubi spanjoll do të japë gjithçka për ta eliminuar ekipin e Jose Mourinhos.

Sport

29/04/2014 18:17

Arda Turan beson ende se Atletico Madrid mund ta eliminojë Chelsean, për t’u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve.

‘Rojiblancos’ nuk arritën më shumë se një barazim 0:0 në ndeshjen e parë në Vicente Calderon, të martën e ardhshme, ndërsa do të mundohen ta eliminojnë ekipin e Jose Mourinhos në ndeshjen e kthimit, që do të luhet të mërkurën mbrëma, për ta siguruar një vend në finalen e Lisbonës, që luhet muajin e ardhshëm.

“0:0 nuk është as disavantazh as avantazh, vetëm një fillim i freskët. Do ta shohim. Ne jemi ekip që luftojmë për çdo top”, deklaroi fillimisht përfaqësuesi turk.

“Ne besojmë në aftësitë tona, në ëndrrat tona. Ne i ndjekim ëndrrat tona dhe shkojmë sa më larg, që t’i realizojmë ato. Tifozët e Atleticos e dinë se ne japim gjithçka. Ne besojmë se mund ta arrijmë finalen”, përfundoi Arda.