Arbnora Dobra që u raportua e zhdukur është në Maqedoni, flet i fejuari i saj

Arbnora Dobra, 22-vjeçare të premten ishte larguar nga shtëpia, pa e njoftuar askënd

Lajme

01/10/2018 20:52

Ka tre ditë që është larguar nga shtëpia. Në kërkim të saj, fotot e Arbnora Dobres, u shpërndan në çdo cep të Skenderajt por edhe qytete tjera.

Nga e premtja, familja e Arbnora Dobrës, nuk kishte asnjë njoftim për vajzën 22-vjeçare që ishte nisur për një intervistë pune.

Mirëpo, të dielën në mbrëmje familja Dobra pranoi një telefonatë nga ajo.

Me gjasë, vajza e tyre është në Maqedoni thonë ata.

Për T7 nuk pranuan të prononcohen para kamerës, duke thënë se nuk duan të flasin për detaje, pasi që me rastin po merren organet kompetente.

Ndërkaq, i fejuari i Arbnora Dobrës thotë se nuk është ne dijeni për arsyen pse është larguar ajo.

Ai thotë se nuk e di nëse e fejuara e tij me të vërtetë ka kaluar kufirin me dëshirë apo ka qenë e kërcënuar.

Por thotë që tani është më i qetë pasi ajo është lajmëruar.

E Policia e Kosovës e konfirmojnë se 22-vjeçarja nga Skënderaj ka kaluar kufirin dhe thonë që po bashkëpunojnë me shtetin fqinjë për të lokalizuar vendndodhjen.

Arbnora Dobra, 22-vjeçare të premten ishte larguar nga shtëpia, pa e njoftuar askënd.

YouTube player