Arbëria e Gjilanit ka hequr të gjitha problemet energjetike

Projekti madhor me një kosto rreth 200 mijë euro, është investimi i radhës nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) në lagjen Arbëria, në komunën e Gjilanit.

Lajme

19/05/2017 15:33

Realizimi I këtij projekti ka qenë jashtëzakonisht i nevojshëm për banorët e kësaj ane, ku kanë përfituar  mbi 500 familje. Tash lagjja ka hequr të gjitha problemet enrgjetike. Është përmirësuar furnizimi me energji elektrike dhe tensioni është stabilizuar, përderisa shtyllat e drurit dhe rrjeti i vjetër elektrik nuk shihen më këtu.

Për të gjitha këto KEDS ka vendosur një trafostacion të ri 10/0.4 kV me fuqi 1000 kVA, gjithashtu janë vendosur 7000 m kabllo ajrore për tension të ulët, 3500 m kabllo nëntokësore për tension të ulët, 6800 m kabllo nëntokësore për tension të mesëm, 184 shtylla betoni për tension të ulët, katër shtylla betoni për tension të mesëm, gjithashtu janë hapur 1900 m kanal për shtrirjen e kabllove dhe 32 puseta.

Me këto investime dhe me infrastrukturën moderne, tash Arbëria ka marrë një pamje moderne.

Sipas Azem Shkodrës, banor i kësaj lagje, me profesion profesor i matematikës, KEDS ka bërë një punë shumë të mirë.

“Tash rrymën e kemi mjaft të fortë dhe stabile. Është larguar komplet rrjeti i vjetër dhe me vendosjen e kabllove bistekë është larguar edhe rreziku për kalimtarët.

Investimet e KEDS-it dhe ndriçimi publik nga ana e komunës, na kanë ndriçuar lagjen”, ka thënë Shkodra.

I kënaqur me këto investime shprehet edhe pronari i minimarketit “Eltoni”në këtë lagje, Gëzim Fazliu, i cili tash më i ka hequr nga përdorimi stabilizatorët që i përdorte deri vonë për përforcimin e rrymës.

“Shpesh kemi pasur probleme me rrymë, tash është shumë më mirë. Ushqimet në friza tash i kemi të sigurt. Nuk ka më kabllo nëpër tokë. Me këtë rrjet të rri tash po më duket si me qenë në Zvicër. Qind për qind është më mirë se ka qenë”, ka thënë Fazliu.

KEDS do të vazhdojë angazhimin për përmirësimin e rrjetit energjetik sipas planit zhvillimor, që parasheh deri në vitin 2025 vendosjen e 3500 trafostacioneve të reja dhe mbi 200 kilometra rrjet të ri në tërë territorin e Kosovës, që kapin shumën deri në 300 milionë euro./Lajmi.net/

f2-arberia