Arbër Zeneli pyetet nëse po kalon te Fenerbahce

Arbër Zeneli ka folur për të ardhmen e tij, pas fitores së Kosovës në Ligën e Kombeve.

Sport

21/11/2018 12:10

Përfaqësuesja e Kosovës e mposhti mbrëmë Azerbajxhanin, duke e siguruar kalimin në Ligën C.

Arbër Zeneli ishte tejet i motivuar për lojë, duke arritur që të realizon het-trik, ndërsa është ndalur të flas për media rreth të ardhmes së tij.

“Fenerbahce? Jam i fokusuar te skuadra ime, çfarëdo që të ndodhë në janar apo qershor, nuk e di, do të shohim”, tha ai, raporton “lajmi.net”.

“Tani për tani jam i fokusuar te skuadra ime, agjenti merret me gjithçka”, ka shtuar më tej Zeneli. /Lajmi.net/