Arbër Vllahiu zyrtarizon kandidaturen në një ditë të vecantë

Arbër Vllahiu ka zyrtarizuar sot kandidaturen për kryetar të Prishtinës nga Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Lajme

12/08/2017 19:12

Nuk ka qenë e rastësishme bërja publike e kandidatures në këtë ditë vikendi. Sot në gjithë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë, prandaj Vllahiu ka dashur që edhe kandidimi për kryetar të Prishtinës të jetë dedikim për ta.

“Dita e sotme që po shënon një fillim të ri për Ne, për kryeqytetin, ka rastisur të bëhet pikërisht në një ditë të vecantë të vitit – Ditën Ndërkombëtare të të Rinjëve. Në shpirt secili prej nesh e ndjejmë ende frymën e rinisë, me besimin se e ardhmja ndërtohet me të rinjtë, me fuqinë e shpirtit të tyre dhe vizionit për shumëcka ndryshe”, ka shkruar Vllahiu në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ai më këtë rast i ka ftuar të rinjtë që të jenë pjesë e ndryshimeve, pjesë e frymës që do të sjell një jetë më të mirë për ta. “Bëhuni pronarë të së ardhmes suaj, të së ardhmes së kryeqytetit dhe gjithë Kosovës”, ka shkruar Vllahiu, shkruan magazina.al.

Ish gazetari i BBC-së po shihet si kandidat serioz për të parin e Prishtinës, duke luhatur edhe besimin e VV-së dhe Shpend Ahmetit se udhëheqja e Prishtinës u takom vetëm atyre.