Arbër Vllahiu tregon përse iu bashkua AAK-së

Arbër Vllahiu, gazetari i kamotshëm, ka shpjeguar arsyet që e kanë çuar drejt aderimit në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajme

25/05/2017 23:48

tshëm, ka shpjeguar arsyet që e kanë çuar drejt aderimit në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai, në emisionin Analiza Zgjedhore, ka thënë se vendosi të bëhet pjesë aktive e politikës, pasi e pa mundësinë që të bëjë ndryshimet qe nevojiten tash e sa kohë.

“Jam këshilltar edhe i kryetarit Ramush Haradinaj edhe anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ardhja ime ka qenë një vlerësim i vendit, kur e vlerëson se vendi mundet me pas nevojë për ty. Ka një moment kur duhet të priten gjërat”, pohoi ai.

“Ne po flasim për probleme të mëdha të vendit, probleme që s’janë zgjidhur tash e 17 vjet”.

“Unë përfaqësoj tani një subjekt politik, i cili ka një koalicion të madh, që ka një vullnet të madh se e nesërmja mund të bëhet ndryshe, me një njeri që mund të bëjë ndryshime”.