Arbër Vllahiu dhe Gent Begolli thonë se AAK-ja e realizon atë që premton (Foto)

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Arbër Vllahiu dhe bartësi i listës së kësaj partie për Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gent Begolli kanë takuar sonte banorët e Taukbashqes.

Lajme

23/09/2017 21:02

“AAK ka treguar që për dy ditë kanë arritur të zgjedhin problemin madhor siç ishte problemi i KEK-ut, kjo tregon që ne nuk po vijmë të premtojmë, por të zgjidhim problemet”, ka thënë Vllahiu.

Ndërsa Begolli ka shtuar se me vetëm një Drejtori në Komunën e Prishtinës kanë arritur që të kryejnë shumë punë.

“Këtu hyn ndriçimi i qytetit, rregullimi i parqeve dhe vendet për rekreacion. Ne do të punësojmë qytetarët e Prishtinës dhe nuk do të lejojmë që të kenë përparësi prej qyteteve tjera sa i përket punësimit në Komunë dhe në ndërmarrjet komunale”, ka thënë Begolli. /Lajmi.net/
arber1 arber2 arber3 arber4