Arbër Sadiku kërkon ndihmë për shërim, i duhen 67.000 euro

Arbër Sadiku është i riu nga Prishtina i cili po vuan nga një sëmundje e rëndë neurologjike.

Lajme

25/09/2018 18:45

Deri më tani ai ka bërë disa intervenime kirurgjikale por të cilat nuk kishin shumë sukses dhe gjendja e tij po rëndohet dita-ditës, shkruan lajmi.net

Shërim, Arbëri mund të gjejë në një klinikë gjermane dhe për trajtimin e tij duhen mjete financiare deri në 67 mijë euro, të cilat familja e tij nuk mund t’i grumbullojë.

Prandaj, gjithë vullnetmirët mund ta ndihmojnë Arbërin që ta përfundojë trajtimin e tij dhe ta vazhdojë jetën normale.

Më poshtë keni edhe të dhënat se ku mund t’i depononi mjetet në xhirollogarinë në TEB Bank./Lajmi.net/