Arbër Ismajli demanton dorëheqjen

Shefi i Kabinetit të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka reaguar ndaj shkrimit të publikuar sot në portalin rajonipress, për gjoja dorëheqjen e tij. 

Lajme

06/08/2014 22:25

Për hir të informimit të opinionit, deklaroj as nuk kam dhënë dorëheqje e as nuk do t’ia japë komoditetin askujt nga opozita të ofroj dorëheqjen, thuhet në reagimin e Ismajlit.

“Është krenari e madhe të punosh në kabinetin e udhëhequr nga Lutfi Haziri, si lider i pakontestueshëm me përmasa evropiane”, citohet të ketë thënë ai përmes Zyrës për Informim të Komunës.

“Këto spekulime par excelance vijnë nga qarqe opozitare, të cilët as pas shtatë muajsh kur e humbën pushtetin në Gjilan në mënyrë spektakolare, nuk po arrijnë të ‘kthjellen’ dhe ta pranojnë se kanë mbetur në opozitë për së paku tetë vite”.