Arben Gecaj: PDK kërkon edhe një mandat në Qeveri (Video)

Arben Gecaj nga Partia Demokratike e Kosovës, thotë se kjo parti synon edhe një mandat të ri në Qeverinë e Kosovës. Gecaj, i cili është pjesë e instituti të brendshëm të PDK-së, thotë se ky institut do t’i ndihmojë PDK-së në rikthimin e komunave të mëdha.

Lajme

22/09/2016 19:48

Në Tribuna Channel, ai ka thënë se ideja e rifunksionalizimit të institutit ka qenë ide e kryetarit të kësaj partie, Kadri Veseli.

“Ky Institut është pjesë e partisë më të fuqishme në Kosovë. Pjesë e këtij instituti mund të jenë të gjithë njerëzit të cilët janë të interesuar qe idetë e tyre t’i realizojnë dhe t’i kanalizojnë përmes një strukture. Në zgjedhjet lokale instituti mund të japë kontribut të vlefshëm. Instituti i ka dy mandate. E ka mandatin të punojë nga brenda dhe jashtë”, ka thënë Gecaj në emisionin Fakt PLUS.

Në këtë interviste Gecaj ka folur edhe për deklaratat e ish kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për konfliktin e mundshëm mes Kosovës dhe Malit të Zi, në rast se versioni aktual ratifikohet. Më këto deklarata, sipas tij, dëshmohet se ka liri të shprehjes. Ndërsa VV-në, e ka akuzuar si të paaftë për të krijuar raporte më partitë e tjera.

“Paritë politike të gjitha janë të afta të krijojnë raporte të afta mes vete. Është vetëm një organizate politike në Kosovë, e cila nuk ka asnjë storie suksesi me dikënd tjetër. Është e paafte me kriju raporte të rregullta”, ka thënë ndër të tjera Gecaj në Fakt PLUS.

Në këtë interviste, Gecaj ka folur edhe për Dosjen e Shefave dhe për shkuarjen eventuale në zgjedhje të parakohshme.

YouTube player