Arben Gashi: Resurset natyrore të mbesin kompetencë e Qeverisë, sikur edhe Trepça

Arben Gashi, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se gjiganti ekonomik Trepça duhet të trajtohet me ligj të veçantë.

Lajme

05/10/2016 18:20

“Me sa e kam kuptuar unë, Qeveria e ka dërguar sot në Kuvend dhe është shpërndarë të deputetët”

“Mendoj se Trepça duhet të trajtohet me ligj të veçantë, dhe është aset i veçantë për Kosovën”.

“Nëse ka konsensus te të gjitha partitë, Lista Serbe i ka 10 deputetë krejt”.

“Resurset natyrore mbeten kompetencë nacionale dhe Qeveria është aksionar dhe duhet të menaxhojë me to, andaj në nivel të komunës nuk diskutohet”, tha ai në Info Magazine.

“Ka shumë çështje të Kosovës që janë diskutuar në Bruksel, por mendoj se Trepça është njëra nga çështjet që nuk duhet të diskutohet në Bruksel”.