Arben Gashi: PAN-i nuk mund ta blejë askënd

Deputeti nga radhët e LDK-së, Arben Gashi ka thënë se PAN nuk mund ta blejë askënd, ashtu siç po flitet për votat.

Lajme

14/08/2017 12:02

”PAN nuk mund ta blejë askënd, kush u shit dej tash? Askush. Ky është Kuvend ku përfaqësojmë bazën me vlerën për të cilën jemi këtu’’, ka thënë ai në seancë.

Ndërsa sipas Gashit, duhet bërë zgjidhje nëse PAN nuk e sjell kandidatin për kryeparlamentar.

Thotë se partitë e tjera duhet t’i japin emrat për kandidatët e tyre për nënkryetarë.

Sipas Gashit, nëse ata nuk janë të gatshëm të vinë e ta propozojnë kandidatin, duhet të zgjidhen të paktën nënkryetarët. Rrugë e daljes nga kriza do të ishte mundësia e zgjedhjes së nënkryetarëve.

“Të gjithëve neve na takon nga një nënkryetarë. Askush nuk mund të na e mohojë neve mundësinë e propozimit të kandidateve tanë për nënkryetarë. T’i zgjedhim ata dhe t’i bindim Listën Serbe dhe komunitetet tjera që të jenë në seancë. Atëherë ne kemi kuorum dhe mundë të punojmë”, ka sqaruar Gashi.