Arben Gashi i bie pishman për fjalët fyese dhe sharjet ndaj Xhavit Halitit

Deputeti i LDK-së Arben Gashi ka folur pas incidentit me Xhavit Halitin, nënkryetarin e Kuvendit.

Lajme

18/05/2018 20:00

Gashi thotë se është penduar për fjalët e thëna një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës.

‘Më vjen keq që qytetarët e Kosovës janë përballë me këtë lloj gjuhe, që kanë dëgju këtë lloj gjuhe nga ana ime. Ndërsa për kryesuesin e seancës mendoj se ai duhet të mendojë thellë se çka do me bo kur të ulet në krye të Kuvendit”, tha Gashi.

Gashi tha për Frontal se prapa sjelljeve të tij në Kuvend dje nuk qëndron ai deputeti të cilin e votuan qytetarët kosovarë.

Dje, Gashi e Haliti u përplasen me fjalë të rënda në distancë. U shanë edhe me nënë. Gashi i tha “shko në rrotë të s’amës” Halitit, e ky ia ktheu me fjalët “qen bir qeni”. Krejt kjo ndodhi pasi Haliti, që po kryesonte seancën nuk ia dha fjalën Gashit. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Xhavit Haliti mundohet ta fshehë goditjen ndaj Arben Gashit: Ju po rreni, kam rrëshqitur