Arbana Përqeshë Fisnik Ismailin: 2 metra njeri, 200 kg, marre bre mu tut

Deputeti i VV-së, Fisnik Ismaili dje ka raportuar një kërcënim që i kishte ardhur përmes rrjeteve sociale.

Lajme

30/01/2018 12:37

Pas kësaj, ka reaguar sot anëtarja e PDK-së, Arbana Xharra, e cila ia ka kujtuar Ismailit kërcënimet që sipas saj dikur i vinin nga po të njejtit aktivistë.

Arbana e ka vën në në dyshim raportimin për kërcënim të Ismailit, duke e këshilluar të mos ketë frikë

“Mos u tut loqka e vogel, une gru 1.67 cm me dy fmije i bona balle gjithe asaj poshtersie, ti 2 metra njeri, 200 kg, marre bre mu tut”, ka shkruar Xharra në një status në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë i Arbana Xharrës:

Fisnik Ismaili, paske nise me u tute a?! Qata aktivistat e tu i keni pas cu ne hymje te banesa ku jetoj me femije me me percjelle, kush po hin e kush po del. Edhe pas dajakit qe e kam hanger, shoqja jote tash e “revoltume” ne Albinin, Shqipe Pantina ka pas bo status, cfare telefoni kane djemt e mi, cfare shkolle shkojne( dmth i keni percjelle edhe fmijte). Mos u tut loqka e vogel, une gru 1.67 cm me dy fmije i bona balle gjithe asaj poshtersie, ti 2 metra njeri, 200 kg, marre bre mu tut. Tybe dyshoj qe merret kush me ty. Hajgare me bo po!