Arbana Osmani zbulon kuptimin e veçantë të emrit të djalit të saj

Dy vite më parë Arbana Osmani u bë për herë të parë nënë e një djali të cilin ajo e pagëzoi me emrin Jon. Por pse zgjodhi moderatorja e njohur këtë emër?

ShowBiz

24/12/2017 22:45

Arsyen Arbana e ka zbuluar sot “100 milionë” ku në ekran iu shfaq pyetja: “Si vazhdojnë vargjet e këngës së mirënjohur “Jon”: Jon ky emër marrë nga deti…”

Arbana e gjeti menjëherë përgjigjen duke u shprehur se kjo është kënga e saj e preferuar, prandaj ja ka vendosur emrin djalit Jon.

“Ngaqë më pëlqen shumë kënga Jon e Ardit Gjebreas, e kam të preferuarën time, më pëlqen shumë deti Jon, më pëlqen emri Jon, prandaj vendosa ta quaj Jon”, u shpreh Arbana./xing