Arban Abrashi beson se do të fitojë në Prishtinë – Lajmi.net
Arban Abrashi beson se do të fitojë në Prishtinë
Autori: Lajmi.net LajmePolitikëZgjedhjet Lokale 2017 23:35, 19 November 2017
Si fitues i zgjedhjeve në Prishtinë u shpall Shpend Ahmeti me 50,15%.

Arban Abrashi doli i dytë në zgjedhjet e balotazhit në Prishtinë me 49,85 % të votave, shkruan Sovrani.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, Abrashi tha se jemi në garë ende dhe se do të fitojmë.

“Do t’i numërojmë të gjitha votat. Jam besimplotë se brenda atyre fletëvotimeve që kanë mbetur pa u numëruar, është fitorja jonë, fitorja e Prishtinës evropiane”, ka shkruar Abrashi.

Ai tutje tha se koalicioni tij me qytetarët dhe partnerin e koalicionit tij do të ngadhnjejë.

Postimi i plotë:

Jemi në garë. Dhe do të fitojmë.
Do t’i numërojmë të gjitha votat. Jam besimplotë se brenda atyre fletëvotimeve që kanë mbetur pa u numëruar, është fitorja jonë, fitorja e Prishtinës evropiane.
Me qetësi, me durim, me mençuri e me vendosmëri, do ta administrojmë procesin në vazhdim. Për ta çuar në vend vullnetin e qytetarëve të Prishtinës.
Unë besoj në fitore. Ashtu sikurse Ju besoj.
E kam filluar garën kur zgjedhjet ishin caktuar. Deri atëherë, as nuk më shkonte ndërmend se do të isha kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, forcës kryesore politike në Kosovë, për kryetar të Prishtinës.
Brenda pak javësh, me mobilizimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të ekipit tim, arritëm të përmbysnim epërsinë e rivalëve.
Dëshmuam se jemi konkurentë të fortë dhe besoj të pathyeshëm.
Koalicioni ynë me qytetarët e Prishtinës dhe me partnerin e koalicionit tonë, do të ngadhnjejë.
Secila votë do të numërohet. Dhe ne do të këmbëngulim të mos lejojmë asnjë devijim të vullnetit të qytetarëve të Prishtinës.
Në fund, do të fitojmë.
Urime Prishtinë.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bike Rivals
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Urban Basketball