Arabia Saudite thotë se ka parandaluar një sulm në kryeqytet

Zyrtarë nga Arabia Saudite kanë bërë të ditur se kanë penguar një sulm nga Shteti Islamik, që synonte të sulmonte zyret qendrore të ministrisë së mbrojtjes të Arabisë Saudite.

Bota

12/09/2017 11:15

Zyrtarë të sigurisë kanë thënë për mediet shtetërore të Arabisë Saudite se dy persona me origjine nga Jemeni, që jetonin në mbretëri po planifikonin sulm kamikaz në ndërtesën e ministrisë, në kryeqytetin, Riad.

Personat janë arrestuar së bashku me dy qytetarë nga Arabia Saudite, të cilët dyshohen për përfshirje në komplot, thonë zyrtarët.

Arabia Saudite kryeson një koalicion arab, që i ofron mbështetje ajërore qeverisë së presidentit jemen, Abedrabo Mansour Hadi, të cilët po ballafaqohen me rebelën Huthi të përkrahur nga Irani.