Arabia Saudite tërheq ambasadorin e saj në Berlin

Arabia Saudite për shkak të deklaratave të ministrit gjerman të Punëve të Jashtme, Sigmar Gabriel, ka vendosur të tërheqë me qëllim "këshillimi" ambasadorin e saj në Berlin dhe ka njoftuar se do t'i dërgojë notë diplomatike ambasadorit gjerman në Riad.

Bota

18/11/2017 11:41

Agjencia saudite zyrtare e lajmeve SPA ka njoftuar se Arabia Saudite ka reaguar ndaj ministrit Gabriel i cili ka kritikuar ashpër politikën e jashtme të qeverisë saudite kryesisht “në lidhje me dorëheqjen e ish-kryeministrit të Libanit, Saad Hariri”.

Theksohet se Arabia Saudite i ka cilësuar të “padrejta dhe të shëmtuara” deklaratat e Gabriel.

Sipas lajmit të SPA-së, një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Arabisë Saudite, ka theksuar se “Arabia Saudite mendon se këto deklarata të rastësishme të bazuara në informacione të rreme nuk përfaqësojnë qeverinë mike gjermane, e cila është një aleat i fuqishëm në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit si dhe për mbështetjen e stabilitetit në rajon.”

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Gabriel, gjatë një takimi me ministrin libanez të Punëve të Jashtme dhe Emigrantëve, Gebran Bassil, të zhvilluar në Berlin më 16 nëntor, kritikoi ashpër qëndrimin e Arabisë Saudite për dorëheqjen e Haririt. Gabriel ishte shprehur se bashkimi dhe stabiliteti i Libanit ishin në atë pikë ku nuk mund të mbroheheshin dhe “shqetësimi më i madh i të gjithë Evropës dhe i shumë vendeve të botës”, transmeton Anadolu Agency.

Pasi tërhoqi vëmendjen se mund të ketë konflikte në Liban të cilat mund të kapërcejnë në vendet fqinje, Gabriel, deklaroi se Hariri duhet të lejohet të kthehet në vendin e tij në mënyrë që të zgjidhen problemet.

Hariri nga kryeqyteti i Arabisë Saudite, Riad, më 4 nëntor njoftoi dorëheqjen nga detyra e tij si kryeministër i Libani