Arabia Saudite për herë të parë emëron një grua në këtë pozitë

Lubna Al Oyan është emëruar drejtoreshe e një banke në Arabi Saudite, është gruaja e parë në histori që do ta drejtojë një bankë.

Bota

06/10/2018 12:37

Kjo bankë do të formohet nga një bashkim mes bankës britanike saudite( SABB) DHE Alawal Bank , ka shkruar BBC.

Bashkimi do të dërgojë në krijimin e bankës së tretë më të madhe të Arabisë Saudite, me një kapitalizim prej 17.2 miliardë dollarësh.

Lubna është edukuar në Shtet e Bashkuara në Amerikë, si dhe nga “Forbes” është cilësuar një ndër gratë më influencuese të vitit 2018  në Lindjen e Mesme.

Në qeshor gratë saudite u lejuar e drejta për të vozitur zyrtarisht, si dhe emërimi i Al Oyan cilësohet hap i madh duke pasur parasysh ligjet e Arabisë si dhe mos respektimi i të drejtave të grave./Lajmi.net/